Ka ndodhur

Bie aksidentalisht në pus, humb jetën 74-vjeçari

Një 74-vjeçar me inicialet, J.S., dyshohet se ka rënë aksidentalisht në pus, duke humbur jetën.

Policia thotë se viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Agim të Fierit paraditen e të martës rreth orës 11:35.

Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qenë duke punuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë