Bota

Biden po bisedon me Katarin për t’i siguruar Europës gaz

Administrata e Biden ka nisur bisedimet me Katarin për të mundësuar furnizimin e Europës me gaz natyror nëse Rusia pushton Ukrainën dhe familjet nuk mund të kenë më gaz në shtëpitë e tyre.

Presidenti Biden planifikon të flaës me drejtuesin e Gjirit Persian, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, sipas zyrtarëve të afërt me situatën, kjo është situatë që ka nisur nga disa muaj.

Disa vende europiane janë shfaqur të frikësuara se sanksionimi i Rusisë nga SHBA mund të detyrojë Presidentin rus, Putin, të presë tubacionet e gazit për Europën në mesin e një dimri të acartë.

Europa merr më shumë se 40% të gazit të saj nga Rusia dhe 1/3 e këtij gazi kalon nga Ukraina.

Katari është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të GNL-së, dhe furnizon Japoninë me Korenë. Vetëm 5% e gazit nga Katari shkon në Europë. SHBA-ja ka ushtruar dhe presion tek vendet europiane për të pranuar sanksionet dhe duke vënë në dyshim paqen në rajon.

Putin ka mohuar planet se se mund të pushtojë Ukrainën, por kërkon garanci nga NATO që nuk do të futet në vendet ish-komuniste.

Stoku europian i gazit është shumë i dobët momentalisht. Kompania shtetërore ruse Gazprom nisi që në verë “kërcënimet” për shkurtim të gazit në vendet europiane.

Burimi: Bloomberg/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë