Bota

Biden në Tel Aviv, takon Netanjahun: Sulmi jo nga Izraeli. Hamasi më keq se ISIS

Gazeta Si - Presidenti i SHBA Joe Biden ndodhet në Izrael, ku u prit në aeroport nga Kryeministri Benjamin Netanyahu.

Pas mbërritjes në Tel Aviv, Biden së bashku me Netanjahun mbajtën një konferencën për shtyp ku folën për luftën.

Presidenti amerikan shprehu mbështetjen ndaj Izraelit, ndërsa sa i përket bombardimit të spitalit në Gaza ku u vranë mbi 500 persona, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se në bazë të informacioneve të tij, ky sulm nuk është kryer nga Izraeli.

LEXO EDHE:
‘Ishte një raketë palestineze’, një video izraelite shpjegon masakrën në spital. Çfarë dihet për sulmin

“Erdha në Izrael për të bërë të qartë se në cilën anë janë SHBA-të”, tha Biden në një konferencë me Netanjahun.

Duke shtuar: “Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe do të shohim se çfarë të bëjmë. Hamasi ka kryer tmerre nga ato të ISIS që duken më të arsyeshme në krahasim. Por duhet të kemi parasysh se Hamasi nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez, ai gjithmonë ka sjellë vuajtje”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me masakrën në spitalin Baptist në Gaza, Biden tha: “Duket se shpërthimi në spitalin e Gazës ishte vepër e palës tjetër, por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt”.

“Ne e pamë mbështetjen tuaj çdo ditë. Një mesazh i qartë për armiqtë tanë. Bota e pa qartë".

Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu në konferencën për shtyp me presidentin Joe Biden.

“Vizita juaj është e para e një presidenti amerikan në Izrael në kohë lufte. Hamasi është një e keqe e pastër, më keq se ISIS. Ai vriste fëmijët në sy të prindërve dhe prindërit në sy të fëmijëve. Ata dogjën njerëz të gjallë, përdhunuan dhe vranë gra, u prenë kokën ushtarëve, kontrolluan strehimore ku prindërit kishin fëmijë të fshehur, rrëmbyen gra, fëmijë, të moshuar dhe të mbijetuar të Holokaustit”.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Hamasit thanë se spitali u bombardua nga forcat izraelite, ndërsa Izraeli pretendon se ndërtesa u godit nga një raketë e lëshuar nga militantët palestinezë.

“Spitali është goditur nga një raketë e devijuar e organizatës terroriste Xhihadi Islamik”, bëri të ditur ushtria izraelite.

Hamasi nga ana e tij fajësoi jo vetëm Izraelin, por edhe SHBA-në. “Kanë përgjegjësinë e sulmit për shkak të mbulimit që i bëjnë agresionit izraelit”, deklaruan drejtues të tij.

Ky ishte spitali i vetëm i krishterë në Rripin e Gazës, Al-Ahli Arab. Sulmi ndaj tij rrezikon të minojë përpjekjet aktuale diplomatike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë