Politike

Biden letër shqiptarëve: Shekulli 21, do jetë Shekulli Amerikan

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin e “Ditës së Falënderimeve”.

Letra u publikua nga vetë kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi. 

"Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën. Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.", thuhet në letrën e Biden.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë. Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin. Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin. Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë gëzuar", shkruan presidenti i zgjedhur.

Gjatë fushatës elektorale, kur garonte për të drejtuar Shtetet e Bashkuara, Biden ka shpalosur edhe vizionin e tij për marrëdhëniet me faktorin shqiptar.

Në një dokument të shpërndarë nga stafi i tij elektoral thuhet se, Biden është një mik i ngushtë i Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan. Si president, ai do të vijojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë, si dhe zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Ballkanit. Gjithashtu, Biden është i vetëdijshëm për rolin e luajtur nga NATO dhe kërcënimin rus që i kanoset rajonit, thuhet në dokument.

Si senator, Biden ka qenë një zë i theksuar në Kongresin amerikan kundër agresionit të Sllobodan Millosheviçit. Ai mbrojti interesat e Kosovës atëherë kur vëmendja e gjithë botës ishte gjetkë.

Gjithashtu, Biden ishte njeriu që prezantoi rezolutën 1999, që autorizonte presidentin Clinton të kryente operacione ushtarake ajrore dhe sulme me raketa ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë. Ai mobilizoi mbështetjen për fushatën ajrore të NATO-s dhe për përgjigjen humanitare ndaj spastrimit etnik të kosovarëve nga trupat e Millosheviçit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë