Bota

Biden flet pas takimit me Putinin: Jam me Amerikën, jo kundër Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folu pas takimit me homologun rus Vladimir Putin në Gjenevë.

“Aty ku kemi dallime unë dua që presidenti Putin të kuptoj pse them atë që them dhe pse bëj atë që bëj. I thashë presidentit Putin se axhenda ime nuk është kundër Rusisë apo dikujt tjetër, është për popullin amerikan”, shtoi ai. 

Presidenti i SHBA-ve theksoi se të drejtat e njeriut janë me rëndësi për amerikanët, prandaj u shpreh se “ato do të jenë gjithmonë në tryezën e bisedimeve”.

Joe Biden u pyet se çfarë pasojash do të ketë nëse do të ketë ndërhyrje të mëtejshme në zgjedhje ose sulme të tjera të sigurisë kibernetike kundër SHBA-ve. “Ai e di që ka pasoja. Ai e di që do ndërmerren veprime”, u tha Biden reporterëve në Gjenevë.

Biden paralajmëroi pasoja “shkatërruese” për Rusinë në rast se lideri opozitës ruse Alexei Navalny ndërron jetë.

 “Rusia po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si një fuqi botërore. Humbja e këtij statusi do të jetë “çmimi që ata paguajnë” për ndërhyrjet e vazhdueshme. Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”, thotë Biden.

Presidenti amerikan theksoi se ishte me rëndësi të takohej personalisht me Putinin, në mënyrë që të mos kishte keqinterpretime lidhur me deklaratat e tij.

 Biden theksoi se ishte një arritje e jashtëzakonshme për të dy udhëheqësit botërorë që të bashkoheshin për çdo kohë, dhe ata ndiheshin të kënaqur me diskutimin pas disa orësh.

“Ishte një takim rreth 3 orë e gjysmë dhe ishte i përshtatshëm. Ishte koha për të biseduar për të gjitha çështjet në tavolinë. Ky takim dha frytet që të gjithë uronin. Ajo që parashikohej ishte ballafaqimi i parimeve tona”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë