Treg

Biçikletat po “mposhtin” makinat në rrugët e Europës

Biçikleta po bëhen gjithnjë e më të fuqishme si mjet transporti përpos makinave nëpër rrugët e qyeteteve europiane, pasiqë koronavirusi përshpejtoi zhvendosjen drejt fuqisë së pedaluesve.

Edhe para pandemisë, biçikletat po shijonin një rritje të kërkesës nga konsumatorët e ndërgjegjshëm për mjedisin, por rreziku i infektimit në autobusë dhe metro e ka rritur më tej ndërgjegjësimin për të mos frekuentuar mjedise të mbyllura dhe të populluara. Rritja e ofertës për biçikleta elektrike të cilat kanë një fuqi të shtuar përmes një motorri elektrik, kanë eleminuar faktorin djersë, duke e bërë biçikletën një mundësi të vlefshme për më shumë konsumatorë menjëherë pas bllokimit të shumë aktiviteteve pas shpalljes së pandemisë globale.

Qeveritë janë duke e ushqyer këtë trend, duke ofruar incentiva në blerje që variojnë nga 100 euro (113 dollarë) deri në 1.500 euro për përdoruesit e "biznesit të rëndë" të biçikletave elektrike. Sipas Federatës së Ciklistëve Europian, qytetet nga Berlini në Lisbonë po hapin edhe më shumë hapësirë për pedaluesit, me gati 1.500 kilometra (930 milje) korsi të reja të premtuara si rezultat i krizës së shëndetit publik.

"Njerëzit duan lëvizje vetë-mbështetëse dhe të qëndrueshme, që është një transformim në shoqëri," tha Susanne Puello, një veteran në industri që ndihmon në drejtimin e biznesit e-bike di Pierer Mobility AG, duke përfshirë markat Husqvarna dhe R Raymon. "Corona është një nxitje fenomenale në atë drejtim."

Të ardhurat do të trefishohen në më shumë se 100 milion euro (113 milion dollarë) në vitin 2020 krahasuar me dy vjet më parë, dhe prodhuesi pret që shitjet të rriten në rreth 500 milion euro deri në vitin 2025, duke e vendosur atë në mesin e kompanive me peshë të industrisë si prodhuesi holandez Açell Group NV, Specialized Bicycle Components Inc të SHBA-ve, dhe Taiëan Giant Manufacturing Co. e Merida Industry Co.

Kërkesa në rritje ka shtyrë edhe shërbime të reja si Sëapfiets (shërbim biçiklete, ku ti paguan një tarifë mujore dhe ke në dispozicion kompaninë me një telefonatë në çdo moment). Kompania me qendër në Amsterdam që ofron abonime për biçikletat, ditën e enjte njoftoi se planifikon të zgjerohet në Londër, Milano dhe Paris para fundit të vitit, pasi rriti kërkesën gjatë pandemisë ngriti bazën e saj të klientëve në më shumë se 200,000 mijë persona.

Kompania - me shumicë pronësie të Pon Holdings BV, prodhuesi i biçikletave Gazelle dhe Kalkhoff - planifikon të shtojë më shumë biçikleta elektrike dhe skutera në gamën e saj. Swapfiets ofron me qira afatgjata dhe ndryshon nga shërbimet ad-hoc si Jump i Uber Technologies Inc., i cili ndryshoi shërbimet në mes të përhapjes së sëmundjes.

"Corona kontribuon vetëm në vendim, por nuk është në të vërtetë shkaku," tha Onno Huyghe, drejtor menaxhues në Sëapfiets. "Shumica e njerëzve thjesht e kuptojnë se biçikleta është mjeti më i mirë i transportit" në qytet.

Gjatë mbylljes, njerëzit në të gjithë Gjermaninë kaluan dy herë më shumë kohë duke hipur në biçikleta se më parë, sipas Stephanie Krone, një ekspert i trafikut në shoqatën gjermane të çiklizmit ADFC. Dyqanet e biçikletave aktualisht po shohin një "bum të paparë", por që kjo të vazhdojë, komunat duhet të përmirësojnë infrastrukturën për të akomoduar të gjithë të ardhurit, tha ajo.

Kërkesa në ekonominë më të madhe të Europës mbështetet pjesërisht nga programet si përfitime fiskale për punëdhënësit për të siguruar biçikleta me qira për punëtorët, si pjesë e përpjekjeve të Gjermanisë për të luftuar ndryshimin e klimës. Puello vlerëson se një në katër biçikleta elektrike, që zakonisht kushtojnë më shumë se 2,000 euro, ishte dhënë me qira vitin e kaluar.

Gjermania është deri tani tregu më i madh i biçikletave në Europë, me 1.36 milion biçikleta elektrike të shitura në vitin 2019 - më shumë se dyfishi i numrit krahasuar me tre vjet më parë. Për krahasim, 3.6 milion makina u shitën në vend vitin e kaluar, dhe tregu ka rënë 35% në gjysmën e parë të vitit 2020.

Sipas Federatës së Çiklistëve Europianë, ky bllokim bëri që autoritetet në 32 nga qytetet më të mëdha të Bashkimit Europian të bëjnë përmirësime të planifikuara. Belgjika, Danimarka dhe Hollanda janë pionierë të korsive të shpejta të krijuara për pedaluesit.

Shumë nga planet vijnë në kurriz të trafikut të makinave. Për shembull, Roma e mbingarkuar keq, kryesisht me korsi biçikletash, ka pikturuar në rrugët ekzistuese korsi të reja biçikletash, dhe Berlini dhe Parisi vendosën korsi pop-up në mes të pandemisë.

Gratë janë një nga nxitësit kryesorë për rritjen e shitjeve të biçikletave. Giant krijoi një markë të veçantë të përqendruar tek femrat, ndërsa Puello i Pierer konfirmoi që Husqvarna kishte një qasje gjinore tradicionale, sepse portofoli i ndërmarrjeve suedeze fokusohej tek makinat qepëse.

Në një farë mase, fitimi i industrisë së biçikletave është dhimbja e konsumatorëve të makinave. Më shumë se gjysma e konsumatorëve i shikojnë biçikletat elektrike si një zëvendësues të përshtatshëm për disa përdorime të makinave, dhe 28% shohin biçikletën elektrike në pozitë të njëjtë duke qenë tërësisht e zëvendësueshme për makinat për transport të brendshëm në qytet, sipas sondazhit nga Internetstores, një shitës me pakicë i biçikletave në internet në pronësi të miliarderit austriak Signa Holding GmbH i Rene Benko.

Kompania pret që tendencat e pedalizmit ta ndihmojnë atë të rritet me rreth 30% në vit në vitet e ardhshme, një normë që mund ta vendosë atë të arrijë në 1 miliardë euro të ardhura qysh në vitin 2023.

"Njerëzit kalojnë nga makina në biçikletë për të përmirësuar shëndetin dhe formën e tyre fizike, për të kursyer para, sepse ata kënaqen duke pedaluar për hir të mjedisit dhe shëndetit dhe kursejnë paratë e përdorimit të makinës dhe palestrës," tha Hans Dohrmann, drejtori menaxhues i Internetstores. "Ata duan palestër pa rezervuar një orar."

Burimi: Bloomberg / Solli në shqip: Gazeta “Si”

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë