Lajme

Betohet Safet Gjici në Kukës, PD lëshoi bashkinë

Është betuar sot kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe është konstituuar Këshillit Bashkiak pa kundërshti dhe protesta nga ana e PD-së.
Në ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak dhe betimit të kryetarit të Bashkisë Kukës ka marrë pjesë edhe ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Në fjalën e tij, kryetari i ri i Bashkisë Kukës, Safet Gjici tha se do të punojë për të zgjidhur problemet që kuksianët përballen çdo ditë.
Gjici falënderoi kuksianët për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi nuk u shënua asnjë incident.
“Bashkërisht me përgjegjësi të lartë dhe vetëdije të fortë, ne do të drejtojmë me qytetarët Bashkinë e Kukësit, ndonëse opozita jo parlamentare vendosi të mos marrë përgjegjësi para qytetarëve. Kjo nuk do të thotë se përgjegjësia jonë është më e vogël, përgjegjësia jonë është maksimale dhe pa dallim partiak, pa dalim idesh apo hatërmbetje”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë