Lajme

Betohet kryetari i Bashkisë së Krujës, pas tij edhe kryetarët e rinj në Pustec e Kuçovë

Ditën e sotme ka bërë betimin kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Kryetari i ri ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të punuar mirë për qytetin e Krujës.
“Do të bëjmë infrastrukturën e Krujës. Do të japi një shërbim sa më të mirë për qytetin”, mësohet të jetë shprehur Bushi.

Po ashtu është betuar kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolevski. Vetë Pali Kolevski ka premtuar se do të punojë më shumë për qytetarët. Po kështu në Bashkinë e Pustecit është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak.
Ndërkohë edhe në Bashkinë e Kuçovës është betuar kryetari i ri i bashkisë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kreshnik Hajdari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë