Lajme

Betohet anëtari i ri Gjykatës Kushtetuese

Në kohën kur zhurma e madhe ishte pë refuzimin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, në presidencë është kryer ceremonia e betimit të anëtarit më të ri të Gjykatës Kushtetuese. Besnik Muçi bëri sot betimin duke qenë i pari gjyqtar që caktohet në këtë detyrë, pasi shkrirjes që pësoi ky institucion nga zbatimi i ligjit të Vettingut.
Ceremonia është kryer në prani të ambasadorëve të akredituar në vendin tonë. Sipas fotos të shpërndarë nga Presidenca vërehet se në këtë ceremoni kanë qenë të prezent ambsadori i BE-së, i Gjermanisë, e Francës apo ai i Italisë. I pranishëm ka qenë edhe përfaqsuesi i ambasadës së SHBA-ve.

Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe diplomati i ambasadës së SHBA-ve në ceremoni. Gazeta SI, 18 tetor 2019


Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipëisë, u betua duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”
Presidenti Meta duke i dorëzuar Gjyqtarit Muçi dekretin e emërimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, i uroi suksese dhe punë të mbarë.
Muçi me profesion prokuror ka kaluar vetën fazën e parë të procesin të Vettingut. Pas kalimit të shkallës së parë në Komisionin e Parë të Kualifikimit, vendimi është ankimuar nga ekspertët ndërkombëtarë të ONM-së. Çështja po shqyrtohet nga Komisioni i Posaçëm të Apelimit.

Besnik Muçi bëri sot ne betim


Ndonjë vendim që rrëzon Muçin mund të sillte edhe nisjen nga e para e kësaj procedure. Presidenti ka nxjerrë dekretin mbi bazën e propozimeve të paraqitur anga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ku mes kandidaturave ishte edhe emri i Besnik Muçit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë