Politike

Betohen deputetët e rinj socialistë dhe opozitarët nga listat e PD-LSI

Seanca e sotme plenare ka nisur me betimin e deputetëve të rinj. Nga Partia Socialiste janë futur katër emra si rrjedhojë e dorëheqjeve të Pjerin Ndreut, Rakip Sulit, Ilir Xhakollit dhe Nuri Belbës, të cilët do të garojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit. Si zëvendësues të tyre do të jenë kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko, që mori mandatin e Rakip Sulit që kandidon në Kamzë, Adriana Jaku të Pjerin Ndreut që kandidon në Lezhë, Florenc Spaho të Nuri Belbës në Përrenjas dhe Ardit Konomi të Ilir Xhakollit që do të garojë në 30 qershor në Pogradec.
Ndërsa nga listat e PD-së dhe LSI-së janë betuar 8 emra të rinj. Deri tani numri i deputetëve në Kuvend shkon 121.

Deputetët që u betuan sot;
Socialistët:
Eljo Hysko
Adriana Jaku
Florenc Spaho
Ardit Konomi
Deputetët nga listat e PD-së dhe LSI-së:
Vasil Sterjovski- LSI
Edmond Stojku - LSI
Suzana Topi - LSI
Halit Valteri - PD
Selami Janishehu - PD
Besnik Troplini - PD
Krenar Rryçi - PD
Kostaq Papa - PD


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë