Politike

Betimi i Belerit përfundon në Durrës, GJKKO ka shpallur moskompetencë

Debati gjyqësor mbi dhënien e një lejeje të posaçme të daljes nga qelia për Alfred Belerin, për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, është zhvendosur në Durrës.

Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencë për shqyrtimin e një kërkesë të Belerit, pranimi i së cilës do t’i mundësonte atij betimin dhe marrjen e detyrës.

GjKKO ka vlerësuar se kundërshtimi i Belerit mbi një akt të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që i refuzoi lejen, duhet të shqyrtohej nga Gjykata e Durrësit, si gjykatë që ka kompetencën tokësore dhe lëndore për të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë