Politike

Beteja për Kukësin, PD ankimon në Kolegj vendimin e KQZ

Nga Gazeta Si - Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka ankimuar në Kolegj vendimin e KQZ që e la vetëm me një komisioner për zgjedhjet e 24 shtator për kryetarin e bashkisë së Kukësit.

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina e cilësoi si një vendim politik, duke u shprehur se KQZ ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

"Nëse më 14 maj ndodhi transferimi politik i votës nga Foltorja tek Partia e Lirisë, sot Komisioneri po bën transferimin ligjor duke i konsideruar votat e demokratëve si të LSI-së.

Kodi Zgjedhor përcakton qartë se anëtarët e KZAZ, ndahen mes shumicës parlamentare me opozitën parlamentare", tha Karabina. Sipas saj, vendimi i Komisionerit Celibashi konfuzon qëllimisht demokratët dhe elektoratin opozitar të Kukësit duke cënuar integritetin e procesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë