Analize

Beteja mediatike – Çfarë po gatuhet në Shtëpinë e Bardhë?

"Times po merr hapin e rrallë të botimit të një opinioni anonim, me kërkesë të vetë autorit, i cili është një zyrtar i lartë në administratën e Presidentit Donald Trump. Ne besojmë se botimi i këtij opinioni anonim është e vetmja mënyrë për të ofruar një perspektivë të rëndësishme për lexuesit tanë”.

Kanë mjaftuar këto rreshta dhe një botimi i një letre anonime, që Uashingtoni ta gjejë vetën në një luftë të ashpër mediatike, buzë një krizë kushtetuese dhe mes reagimeve të zemëruara nga të gjitha anët politike.

Më shumë se sa vetë përmbajta e letrës, e cila fliste për një rezistencë brenda administratës Trump, të gjithë u morën me vërtetësinë e letrës së publikuar nga “New York Times”. . Vetë Presidenti amerikan shprehet se zyrtari në fjalë nuk ekziston, ndërkohë që demokratët dhe mediat e majta shprehen se ajo është prova e fundit që tregon se qeveria e Trump është buzë greminës. Këtyre sugjerimeve i janë përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” mediat konservatore, duke shkruar se në SHBA është duke u organizuar një puç i madh kundër shefit të Shtëpisë së Bardhë. Opinioni vjen një ditë pas publikimit të disa fragmenteve të librit të Bob Ëoodëard, sipas të cilat zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë po planifikojnë një "grusht shteti administrativ" për të mbrojtur kombin nga presidenti, duke përfshirë heqjen e dokumenteve kryesore nga tavolina e tij para se Trump të ketë mundësi t'i nënshkruajë.

https://twitter.com/nytimes/status/1037652641659138049

Çfarë përmbante letra e zyrtarit anonim?

Në editorialin bombastik për  “New York Times”. , autori shkruante se “imoraliteti dhe "impulsiviteti" i Presidentit Trump kishin çuar në vendime të pamatura dhe të pajustifikueshme. Autori thotë se ai nuk është liberal dhe se pajtohet me shumë nga synimet e administratës së re të Shteteve të Bashkuara. Sipas tij këto qëllime po arrihen, pavarësisht kundërshtimeve të presidentit. Zyrtari anonim e akuzon Trump për takime të paorganizuara, sjellje të nxituar, paaftësi për të marrë vendime, antipati ndaj shtypi të lirë dhe instinkte "antidemokratike".

"Shumë nga zyrtarët e lartë në administratën e tij po punojnë me zell nga për të penguar  një pjesë të agjendës së tij- shkruan autori. “Unë jam një prej tyre".

Ai përshkruan një "presidencë me dy fytyra" duke shkruar se veprimet e Donald Trump dhe qëndrimi ndaj "autokratëve dhe diktatorëve" si Kim Jong-un dhe Vladimir Putin, kontrollohet nga "të rriturit në dhomë".

Donald Trump në Zyrën Ovale

"Të jemi të qartë, rezistenca jonë nuk është aq popullore sa ajo e të majtëve, por ne duam që administrata të ketë sukses dhe të mendojë se shumë nga politikat e saj tashmë e kanë bërë Amerikën më të sigurt dhe më të begatë", shkruan zyrtari.  Për më tepër, autori thotë se disa zyrtarë të administratës po punojnë për zbatimin e  Amendamentit të 25-të, një dispozitë kushtetuese që lejon shumicën e sekretarëve të kabinetit të votojnë për të shkarkuar Presidentin.

"Askush prej nesh nuk dëshiron të nxiste një krizë kushtetuese,” shkruan ai. "Ne do të bëjmë atë që mundemi për të çuar administratën amerikane në drejtimin e duhur derisa, në një mënyrë apo në një tjetër, e gjitha kjo të mbarojë mbaruar".

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1037485664433070080

Kush mund të jetë ai?

“New York Times”.  tha se opinioni ishte shkruar nga dikush "në administratën Trump". Kjo nënkupton se ai mund të jetë dikush nga Shtëpia e Bardhë, Pentagoni apo Departamenti i Shtetit. Për të rënë në gjurmët e opinionistit anonim, analistët perëndimore kanë analizuar stilin e tij të shkruarit.  “BBC” ka krahasuar disa nga deklaratat zyrtare nga departamentet amerikane, për të parë se cili nga ata përputhej më mirë me opinionin e NYT. Gazeta amerikane tha se autori ishte "një zyrtar i lartë" në administratë, por jo të gjithë zyrtarët e lartë publikojnë deklarata, pasi shumë prej tyre mund të punojnë “pas kuinatave”. Ajo që e bën më të vështirë identifikim e autorit është se jo të gjitha deklaratat shkruhen nga vetë zyrtarët, por nga ndihmësit e tyre. Duke komentuar shkrimin, redaktori i opinionit James Dao ka thënë se artikulli i dorëzuar ishte i shkruar mirë: "U impresionova nga qartësia dhe nga impakti emocional i shkrimit”, u shpreh ai. Nuk e dimë nëse shkrimtari është mashkull apo femër, por NYT i referohej autorit si "ai".

Autori i mistershëm mund të jetë dikush për të cilin shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar kurrë, dikush që dëshiron me çdo kush famën. Shumë zyrtare të njohur mohuar deri më tani çdo lidhje me opinioni e Times. Në krye të kësaj liste është Zëvendëspresidenti Mike Pence, zyra e të cilit duhet të marrë hapin e jashtëzakonshëm të publikimit të një deklarate duke mohuar se ai është pjesë e rezistencës kundër Trump. Studiuesit gjuhësorë kanë vërejtur se stili i shkrimit i zëvendëspresidentit ka një ngjashmëri të çuditshme me opinionistin anonim. Shumë kanë sugjeruar se Pence,  i cili do të bëhet president në rast të dorëheqjes ose largimit të Trump, ka një arsye të fortë për rrëzimin e presidentit.

Presidenti Donald Trump 

Por ka disa rivalë të tjerë presidencialë në radhët e administratës që mund të fshihen prapa shkrimit anonim. Ambasadorja e Amerikës në OKB-, Nikki Haley, ishte një kritike e njohur e Presidentit Trump gjatë fushatës dhe konsiderohet nga shumë njerëz si rivalja më e madhe e shefit të Shtëpisë së Bardhë.  Sekretari i Energjisë, Rick Perry ishte po ashtu kundër Trump në vitin 2016 dhe pas humbjes së garës, e quajti manjatin një "kancer për konservatorizmin".

Puç kundër Trump?

Shumë nga mediat konservatore kanë ngritur alarmin se zyrtarët liberalë po korruptojnë një pjesë të institucioneve amerikane për të rrëzuar Presidentin Trump.

Sipas “Fox News” anëtarët e “gardës së vjetër” në departamentet amerikane, po punojnë për të mbrojtur strukturat e vjetra të pushtetit të Uashingtonit, ndërkohë që individët e infiltruar brenda Shtëpisë së Bardhë po mundohet të pengojnë presidentin.

“Mos u mashtroni nga patriotizmi i vetëshpallur. Anëtarët e këtij grupi janë duke punuar në emër të partive jo të popullit amerikan. Ky opinion është gjithashtu një përshkrim i përsosur i realitetit që forcat anti-Trump po përpiqen të imponojnë në vend”, shkruante “Fox” në një artikull.

Shkrim për Presidentib Trump në New York Times

Ndërkohë “Washington Times” shkruan se nëse zyrtari misterioz është i vërtetë, atëherë ai  është realisht "pjesë e rezistencës" që është duke punuar me zell nga për të rrëzuar Presidentit Trump. "Ai po punon për të penguar presidentin që vetë populli amerikan e zgjodhi për të ekzekutuar premtimet e fushatës. Kjo është një përmbysje antidemokratike dhe antikushtetuese”, thotë gazeta amerikane.

Administrata e Trump ka filluar të gjuajë për "tradhtarin" e panjohur mes tyre, ndërkohë që Trump i ka bërë thirrje “Times” të publikojë emrin e opinionistit. Sipas rregullores, një zyrtar i emëruar nga Presidenti, i cili nuk pajtohet me diçka që është duke bërë shefi Shtëpisë së Bardhë, e ka për detyrim moral që të përpiqet ta bindë se po vepron gabim. Nëse nuk ia del, atëherë ai është i detyruar të japë dorëheqjen. Megjithatë, sipas autorit anonim shumë zyrtarë të lartë janë bashkuar kundër presidentit për të grusht administrativ dhe nuk do të ndalen derisa kjo të përfundojë.

Burimet: "New York Times", "BBC", "Fox News", "Wsshtington Times" , Washtngton Post" 


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë