Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka nisur rreth orës 13:00 seancën për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.
Vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.
Komisioneri publik, Florian Ballhysa, kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.
Sipas komisionerit Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.