Politike

Beteja e II për Lleshin, Rama ridërgon emrin, Meta: Amatorë

“Lufta” institucionale mes Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e Sandër Lleshit rikthehet në pikën zero.

Edi Rama njoftoi se i ka dërguar sërish emrin e Sandër Lleshit për ta emëruar në postin e ministrit të Brendshëm. Këtë lëvizje të radhës, kryeministri e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit, Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t'i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, shkruan kryeministri.

Një akt të tillë, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në emisionin e mbrëmshëm në Vizion Plus, duke bërë të qartë se do ta ndërmerrte sërish lëvizjen e tij për ta paraqitur në Presidencë emrin e refuzuar.

Rama e Lleshi në zyrën e Kryeministrit, pas vendimit për ta caktuar si zv/ministër

Por, nëse Meta e refuzon cila do të jetë lëvizja e radhës e mazhorancës?  Kësaj pyetje kryeministri iu përgjigj duke kujtuar lojën e shahut.  “Kjo më kujton pyetjet me kryetarin e opozitës nëse ai nuk hynte në zgjedhje. Përgjigja ime ishte që politika është shah dhe jo damë. Unë nuk mund t’i përgjigjem me ‘nëse’ kësaj çështjeje. Përgjigja ime është që ne e kemi votuar Ilir Metën në një kontekst ku ne nuk i kishim votat për të zgjedhur një President vetëm me votat tona”, do të deklaronte shefi i Qeverisë.

Reagimi i Metës

Presidenti i ndërkohë i ka paraprirë këtij akti të kryeministrit, duke i dhënë sinjale që ky konflikt mund të vijojë sërish. Meta duke folur për herë të parë për çështjen e refuzimit të Lleshit, ftoi ata, që sipas tij ta lexojnë mirë Kushtetutën.

“Për sa i takon anës ligjore pa dashurtë jap leksione për Kushtetutën,  por të gjithë amatorët,   diletantët apo atyre që janë të njëanshëm, do t’i ftoja edhe një here të lexojnë Kushtetutën,   kompetencat e Presidentit dhe se akt formal, apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti. Dhe të gjithë atyre, që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që Presidenti mund të kthejë mbrapsht një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur nëmënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, deklaroi kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta duke folur për median për çështjen e dekretit të Lleshit

Ndërkaq pyetjes se nëse ka ndonjë arsyekonkrete për refuzimin ai ka theksuar: “Më lini të bëj detyrën time mepërgjegjshmëri të plotë. Unë jam mjaft i lidhur me Parlamentin dhe jam izgjedhur nga Parlamenti”.

Një javë më parë Presidenti firmosi përshkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, ndërsa refuzoipër të dekretuar Sandër Lleshin në këtë post, pasi nuk kishte krijuar bindje.

Ky refuzim bëri që konflikti mesPresidentit dhe Kryeministrit të arrinte majat, ku Rama do tëdeklaronte të martën në ditën e votimit të dekretit për shkarkimin e Xhafajt seMeta kishte shkelur Kushtetutën dhe se do t’i jepte kohë për reflektim.

Ndërsa Sandër Lleshi u emërua me një vendim qeverie në postin e zëvendësministrit të Brendshëm, si një kundërpërgjigje ndaj refuzimit që Presidenti ndërmori për ta mos e dekretuar si ministër.

Më pas Kryeministri bëri publike lëvizjen se refuzimin e presidentit Meta do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, duke pritur që në momentin që ky institucion ta shqyrtojë në kohën kur të plotësohet me anëtarët e saj.

“S’e kam menduar që atje do çojmë një kukull të PS. Por atje ai ka pasur një rol, me thënë të drejtën, ka pasur një rol pozitiv dhe nuk shoh arsye pse ai t’i vërë vetes një njollë, që do të jetë njolla më e madhe për një President, duke filluar nga Ramiz Alia e deri tek Ilir Meta. Është një flagrancë antikushtetuese pastaj mos dekretimi. Ne do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Do e depozitojmë dhe për disa muaj, Shqipëria do të ketë një Gjykatë kushtetuese dhe Gjykata kushtetuese do të ndjekë procesin e vet”, deklaroi Rama në emisionin e mbrëmshëm në Vizion Plus.

Në lojë edhe ndërkombëtarët

Në këtë betejë të dytë për emërimin eLleshit, duket se kanë hyrë në lojën e “shahu” edhe faktori ndërkombëtar. Me mesazhe indirekte si ambasada e SHBA-së dhe delegacioni i BE-së në Tiranë, po i kërkojnë Presidentit Meta që të mos bëhet pengesë në dekretimin e ministrit të Brendshëm, pasi ky institucion duhet të jetë plotësisht në funksion të plotë, pra jo me zëvendësministra.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”,  thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së së datës 8 nëntor.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10155965087095838/?type=3&theater
Postimi i ambasadës amerikane

Ndërsa më herët një qëndrim i ngjashëm umbajt edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.  “Muajt e fundit Policia e Shtetit Shqiptar kandërmarrë operacione të rëndësishme #policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojëme forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, do të postonte ambasadori i BE-së.

Ndërkaq ndërkombëtarët në këtë betejë të II-të për Lleshajn duket se nuk do të luajnë vetëm rolin e monitoruesit, por me deklaratat e tyre, do të ndërmarrin edhe rolin tjetër atë të ndërmjetësuesit për të zgjidhur këtë konflikt institucional mes Presidentit dhe Kryeministrit.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë