Futboll

Best Fifa Men’s Player/ Haland, Mesi dhe Mbape, në garë për çmimin prestigjioz

Gazeta Si – Do të jetë një sfidë mes sulmuesish ajo për çmimin 'The Best Fifa Men's Player Award 2023'. Për çmimin prestigjioz janë në garë Erling Haland, Lionel Mesi dhe Kilian Mbape, të cilët janë tre finalistët e përzgjedhur nga një juri ekspertësh si interpretuesit më të mirë të futbollit në periudhën 19 dhjetor 2022-20 gusht 2023.

Një zgjedhje e vështirë për trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve, gazetarë dhe tifozë që kanë votuar në sitin zyrtar të FIFA-s. Tani ata duhet të zgjedhin vetëm një, atë që ka performuar më mirë gjatë vitit.
Duke parë periudhën kohore që është marrë në konsideratë, favorit mund të jetë Haland, i cili udhëhoqi Mançester Sitin drejt ‘Tripletës’, me fitimin e Premier Ligës, Championsit dhe FA Cup.

Sulmuesi norvegjez gjithsesi duhet të mposhtë Lionel Mesin, që ka pushtuar SHBA-të me golat e tij, por mbi të gjitha pas një Botërori që e çoi Argjentinën në majën e botës pas 36 vitesh. Mesi ka fituar po ashtu edhe ‘Topin e Artë’ për herë të 8-të në karrierë.

Pak më prapa qëndron Kilian Mbape, i cili në Lusail u mund pikërisht nga Mesi dhe që kërkon shpërthimin, pas kalimit në 1/8-at e Championsit me PSG-në.

Te futbolli i femrave, sfida është e gjitha spanjolle. Fituesja e ‘Topit të Artë’, Aitana Bonmatì, garon me kampionet e tjera të botës, Linda Kaisedo dhe Jeni Hermoso, protagonist e skandalit me ish-presidentin Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë