Lajme

KPA shtyn më 21 nëntor vendimin për Besnik Muçin

Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të japë vendimin përfundimtar për Besnik Muçin më 21 nëntor në orën 11:00.
Besnik Muçi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese me dekret të presidentit Ilir Meta, u përball sot me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por vendimi final nuk u dha në seancën e sotme.
Ish-prokurori Muçi kaloi me sukses shkallën e parë të vettingut, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda me argumentet se ka probleme me pasurinë dhe figurën morale.
Sipas raportit të DSIK, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore.

Presidenti Ilir Meta e ka propozuar Besnik Muçin si një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në dekretin e nxjerrë, Meta tha se është mbështetur në dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë