Nga Gazeta ‘Si’-Besimi ekonomik i zonës euro u përkeqësua papritur në shkurt, një pengesë për shpresat e rimëkëmbjes së rajonit.
Një tregues i besimit i publikuar të mërkurën nga Komisioni Evropian ra në 95.4 nga 96.1 një muaj më parë, më i dobëti në tre muaj dhe më i ulët se sa ishte parashikuar nga çdo ekonomist në një sondazh të Bloomberg. Sipas parashikimeve të ekonomistëve, ishte parashikuar që të rritej në 96.7.
Ngadalësimi u shkaktua nga rënia e shërbimeve, e cila pritej të përmirësohej lehtë, ndjekur nga industria, tregtia me pakicë dhe ndërtimi. Indeksi i ndjenjës së shërbimeve ra në 6.0 nga 8.4 që ishte një muaj më parë.
Kombinimi i shtrëngimit agresiv monetar, i rritjes së ngadaltë në Kinë dhe pasojave të krizës energjetike ka shkaktuar dëme në zonën e euros, e cila i shpëtoi për pak një recesioni në gjysmën e dytë të 2023.
Të dhënat e së premtes(1 mars) parashikohen të tregojnë se inflacioni u ngadalësua në 2.5% këtë muaj. Një matës në sondazhin e Komisionit Europian tregoi se pritshmëritë e konsumatorëve për çmimet u rritën në nivelin më të lartë në 11 muaj.
Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.