Politike

Berisha: Zjarret i dikton betoni dhe interesat e ndërtimit

I pyetur mbi dyshimet se zjarret mund të jenë të qëllimshme dhe të lidhura me interesa klienteliste, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se, ato po diktohen nga interesat e ndërtimit.

Berisha deklaroi se zjarret kanë si synim hapjen e trojeve për beton dhe investime të reja.

“Në fakt, në tërësi zjarret po i shkakton betoni dhe padyshim që ato kanë vetëm një synim të hapin troje për beton. Barbari. Nuk ka dyshim se zjarret janë të diktuara nga betony”, tha Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët.

Berisha u pyet edhe për koncesionin 10-vjeçar të hemodializës, me vlerë rreth 75 milionë euro ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar pagesa për shërbime të pakryera.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ky është një tjetër shembull i modelit klientelist të përdorimit të fondeve publike. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po përgatit një skemë të re për tregtinë e ilaçeve, që sipas tij do të jetë e ngjashme me KAYO-n.

“Rama ka përzgjedhur KAYO-n e radhës për t’ia kaluar importin e ilaçeve, natyrisht për të ndarë paratë me të. Kështu që, kemi të bëjmë me një hap tjetër, akt tjetër madhor të duarve të zeza mbi qindra e qindra milionë euro importe të ilaçeve për shqiptarët.”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë