Politike

Berisha: Vendi është totalisht në duart e krimit! Lamallari mashtron, Ylli Zalla u dorëzua vetë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë me gazetarët se Shqipëria është “totalisht në duart e krimit”.

Berisha kritikoi policinë për disa ngjarje të fundit, duke përmendur incidentin në Sarandë dhe vrasjen në Elbasan. Ai akuzoi gjithashtu ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, se ka mashtruar qytetarët për arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla.

Sipas Berishës, Zalla nuk është arrestuar nga policia, por është dorëzuar vetë, ndërsa më herët kishte deklaruar se policia mund të ishte autore e mundshme e shpërthimit me tritol në banesën e tij.

“Këto ditë u provuan shqiptarëve se vendi është totalisht në duart e krimit.

Në Sarandë, ai që duhet të luftojë krimin, shkon në diskotekë dhe në akte të palejueshme shqetëson qytetarët në lokal, detyron badigardët ta nxjerrin si një rrugaç jashtë lokalit dhe pastaj vërsulet policia kundër tyre.

Në Elbasan, siç e patë ju, ditën për drekë, para kamerave, para gjithë qytetarëve, vrasësi i vendos pas kokën tytën e revoles viktimës, pa asnjë lloj hezitimi apo shqetësimi.

Pas arrestimit, fillon përbaltja edhe e kriminelit, edhe e viktimës, në përputhje me doktrinën ‘kokën t’i hanë njëri-tjetrit’.

Një i shumëkërkuar, Ylli Zalla, i vendosin tritol në banesë dhe bën konferencë shtypi para shtëpisë së rrënuar nga tritoli. Akuzon policinë si autore e mundshme e tritolit.  Lamallari mashtron qytetarët, thotë se e arrestuan, ndërkohë Zalla u dorëzua vetë. Se si mund të ketë dorëzim tjetër se sa të dalë në konferencë shtypi, vetëm mendja bosh e Lamallarit mund ta cilësojë arrestim. Ai u dorëzua”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë