Politike

Berisha: Veliaj fond shtesë për inceneratorët, i mori nga emergjenca dhe zëri i arsimit  

Sali Berisha tha në konferencën e përjavshme për shtyp se Erion Veliaj synon të kalojë mbasditen e të premtes në Këshillin Bashkiak një fond shtesë për inceneratorin e Tiranës.

“Sot ai kalon në këshill bashkiak vendimin për 600 milionë të tjera për kompaninë e tij, me pronarë në letra Zoto dhe Mërtiri.

6 milionë euro kalon ky mafioz, duke zhvatur qytetarët shqiptarë me tarifën 29 euro toni, kur kontrata parashikon 11 euro.

Erion Veliaj, çdo ditë që kalon, është një aktakuzë e rëndë për SKAPin e partisë dhe kontrollin e tij nga Edi Rama.

Qytetarët duhet ta dinë se këto 6 milionë euro, ku i ka marrë do thoni ju? 430 milionë lekë i ka marrë nga arsimi i fëmijëve, i ka marrë nga zëri i arsimit në buxhet. I ka hequr.

130 milionë lekë ka hequr nga fondi i emergjencës. Por këto do presësh kur Skapistët marrin përsipër krimin e shëmtuar të amnistimit të tij.

Pra, merr fondin e emergjencës dhe e çon te sipërmarrja e tij, merr fondin e vogëlushëve, dhe e çon te sipërmarrja e tij.

Edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve për ta kapur për zverku dhe për ta çuar aty ku e ka vendin, te dera e burgut.

Sepse nëse presim për SKAP- in, ju garantoj se ai do bëhet edhe kryeministër i Shqipërisë në mendjen e tij”, tha Berisha. Në daljen për mediat ai tha gjithashtu se nëse fillojnë protestat ato do të jenë të pandërprera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë