Politike

Berisha: Revolucion demokratik! Balla: Protestë kundër reformës në drejtësi

Duke komentuar protestën e sotme të përqëndruar aktualisht para Parlamentit, Sali Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Ramës të dorëhiqet.

Ai tha se protesta e sotme e opozitës i tregoi botës se shqiptarët janë në kryengritje demokratike.

“Edi Rama është në shkretëtirë. I ka kohërat e numëruara. Protesta është në vazhdim, por sesi do vazhdojë ka një shtab që e organizon. Ishte një protestë e jashtëzakonshme. Një cunam që e nisi Ramën në shkretëtira si zagar, - deklaroi Berisha.- Protesta e opozitës e bëri kryebandën shtetëror, qeverinë të struket. E bëri kryeministrin t'ia mbathe. Sa herë që protestohet ikën ja mbath. Pushteti është i qytetarëve! Qeveria po vazhdon zakonin e vet, po vjedh. Por shumë shpejt do t’i vjellë ato që ka vjedhur. Protesta e sotme u tregoi botës se shumica e shqiptarëve është në kryengritje paqësore. Është revolucion demokratik, me elementë të mos bindjes civile”, - u shpreh ish-kryeministri.

https://twitter.com/taulantballa/status/1117134761657552898

Ndërsa në një reagim në “Twitter”, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ngriti pyetjen se si ka mundësi që në të njëjtën kohë si në Shqipëri, po mbahen edhe dy protesta të tjera në Serbi dhe Mal të Zi…

“Çfarë koincidence sot? Në të njëjtën orë 18.00 protesta u organizua në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, - komenton Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë