Politike

Berisha: Rama refuzoi Begajn në avionin e tij, vizita e tyre në OKB nga më të kushtueshmet

Sali Berisha deklaroi përmes një deklarate për mediat se vendosja e minimumit jetik 200 euro për person është një akt që financiarisht përballohet pa asnjë vështirësi. Sipas tij, kjo mundësohet duke reduktuar abuzimet dhe vjedhjet në buxhetin e shtetit. Si pjesë të abuzimeve, Berisha përmendi vizitën e fundit të Ramës dhe Begajt ne SHBA,

“Mos harroni se udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe presidentit të vendit, do të jetë njëri nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. 35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork. Një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe do të thotë, po të keni parasysh se Edi Rama refuzoi të pranojë në Ismailin e tij, delegacionin e kryetarit të shtetit, do të thotë një shpenzim deri në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve. Po ky është vetëm njëri aspekt.

Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme. U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve, në mënyrë që të votojnë në emër të interesave më jetike të shqiptarëve në nevojë, ligjin për minimumin jetik”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë