Politike

Berisha ‘publikon’ librin (nga shtëpia): Dokumentet e fshehura nga SPAK për arrestimin tim

I ndodhur në “arrest shtëpie”, Sali Berisha, ka vendosur të publikojë një libër që mban titullin “Faktet dhe dokumentet e fshehura nga SPAK për arrestimin politik të Sali Berishës”.

Berisha, për këtë rast, ka hapur një faqe online ku fton çdokënd që të shkarkojë raportin e hartuar në formën e një libri

“...Cilido që është i interesuar për të vërtetën e arrestimit politik të liderit të opozitës Sali Berisha, mund të lexojë në këtë raport të vërtetën me dokumente zyrtare të fshehura nga prokurorët politik, mercenarë se dosja Partizani është Piramidë mashtrimi e bazuar në kallzimin e rremë të Taulant Ballës me datë 01/12/2020.

Dosja fillim dhe mbarim është e montuar me urdhër të Edi Ramës në stilin e vjetër të sigurimit të shtetit duke fshehur, injoruar qindra dokumente zyrtare që faktojnë se nga alfa tek omega në këtë dosje nuk ka asnjë shkelje ligjore, nuk gjendet asnjë shkelje ligjore, fakt apo dokument që të fajësoj Sali Berishën dhe Prof. Jamarbër Malltezi.

Sikundër nga dhjetra punonjës të qeverive të djathta dhe të majta që nga viti 1995 deri në vitin 2009 kanë firmat e tyre në dokumentet e kësaj dosje nuk janë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar strikt ligjin. Në të gjithë procesin e njohjes, kthimit të pronës tek pronarët e ligjshëm dhe privatizimit të objekteve të ndertura mbi pronën e tyre nuk ekziston asnjë vendim i firmosur nga Sali Berisha dhe asnjë dëshmi e ndonjë punonjësi se ka patur presion prej tij...”, shkruan Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë