Politike

Berisha: Protestë më 7 Korrik bashkë me shoqërinë civile   

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur protestën e parë të organizuar nga PD për këtë vit.  

Berisha tha për mediat para Kuvendit se protesta nuk do të jetë vetëm e PD-së por edhe e shoqërisë civile.

“...Mbrëmë në një tryezë me drejtues, aktivistë të shoqërisë civile, personalitete të mirënjohur në këtë fushë, mendoj se kryefjala e asaj tryeze të jashtëzakonshme, të paparë ndonjëherë, ishte një dhe vetëm një: protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh, ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht t’i dalin zot vetes, të marrin në dorë fatin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

...Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është në 7 korrik në ora 7 e darkës. Në Tiranë, në sheshin e saj më të mëdha. Tirana e tëra do derdhet...

...Para shqiptarëve në radhë të parë dhe do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit. Mund t’u them se me vendosjen e monizmit, dhe zhdukjen e check and balance, kushtetutshmëria ka rënë.

...Do vendoset nëse do jetë protesta e vetme gjatë verës. Aty buroi nga shpirti i pjesëmarrësve një koalicion i paparë me shoqërinë civile.

...Me drejtuesit e lartë të PD është konsultuar data e protestës, por data i është lënë nderi, sepse kishte një takim me shoqërinë civile, dhe kjo nuk është vetëm protestë e PD, por e PD dhe shoqërisë civile. Duhej që data të gjente një miratim të plotë nga shoqëria civile...”, tha Berisha.

Por çfarë ka synim protesta?

“Rama nuk është larguar, por do të largohet...”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë