Politike

Berisha: Protesta jonë është grevë, jemi në mos bindje civile  

Sali Berisha tha pas punimeve te seancës se ajo çka ndodhi të enjten në seancë ishte një formë e mosbindjes civile dhe  grevë e përkohshme.

“Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme.

Protesta është grevë, grevë-protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese.

Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite.

Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare.

Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit.

Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë.

Kjo kërkesë mohohet sepse ne epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama”, tha ndër të tjera Berisha duke përsëritur se kushti i opozitës janë komisionet hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë