Politike

Berisha: Policia e nisi dhunën në protestë, goditi zyrtarët e PD-së

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ngriti akuza nga forcave të Policisë së Shtetit, duke thënë se dhuna në protestë nisi prej tyre.

Në një komunikim me qytetarët në rrjete sociale, Berisha tha se sipas tij përdorën një spry që përdoret kundër arinjve, për të shpërndarë protestuesit.

“Në mënyrë të programuar ata përdorën një armë me fuqi të njohur letale siç është spraji kundër ariut, i cili është dhjetëra herë më i fuqishëm se spraji që përdoret kundër njeriut. Përdorimi i këtij spraji përbën një krim, një vepër të rëndë penale dhe është i ndaluar në të gjithë konventat. 

Kjo është policia e parë në botë që përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve dhe protestuesve.

Në mënyrë selektive janë goditur dhe shënjuar me spraj drejtuesit kryesorë të PD dhe deputetët e saj Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Aulon Kalaja dhe shumë të tjerë. Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe shtazërinë e treguar ndaj demonstruesve”, tha Berisha, i cili mes të tjerash, i falenderoi protestuesit pjesëmarrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë