Politike

Berisha i ‘shtrin dorën’ partive të tjera opozitare: Është koha të jemi së bashku

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi më ndjekësit e tij në rrjetet sociale nuk e përjashtoi mundësinë edhe të ngritjes së një çadre në shesh.

I pyetur nga një qytetar për mundësinë e ngritjes së një çadre në shesh për të ndryshuar strategji, Berisha tha se “çdo variant do studiohet, por gjë një është e sigurt, ne nga protesta nuk heqim dorë”

Po ashtu kreu i PD ftoi forcat e tjera politike, shoqërinë civile apo edhe faktorë të tjerë që të bashkohen, pasi sipas tij është koha për veprim.

“Do bëjmë gjithçka për t’u bashkuar me forcat e tjera opozitare. Unë i bëj thirrje është koha të veprojmë së bashku kundër një armiku të egër të qenies shqiptare. I bëj thirrje shoqërisë civile që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës, të bashkohet me ne.

I bëj thirrje intelektualëve dilni nga konformizmi tuaj. Ju në universitet nuk keni atë liri që kemi pasur ne në diktaturë. Ju bëj thirrje studenteve. Pensionistëve i bëj thirrje që të bashkohen me ne”, tha kreu i PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë