Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë “Rama” se jo vetëm ka vendosur taksën më të lartë të naftës por edhe tremb qytetarë dhe biznese nëse dalin në protesta.
Ai mori si shembull një prej protestave të shoqërisë civile për çmimet e karburanteve ku në shesh dolën vetëm 10 vetë sepse sipas tij kishin frikë. Në lidhje me propozimet e qytetarëve për rritjen e agresivitetit në protesta, deri në grevë, Berisha pohoi duke thënë se po konsiderohen të gjitha format.
“Propozim i shkëlqyer. Do i konsiderojmë të gjitha format e protestave”, tha ai.
Por shtoi se regjimi sipas tij ushtron presion dhe shkakton frikë të bizneset e qytetarët.
“Frika është sot përcaktues. Farmacisti nuk del në protestë sepse të nesërmen se hap dot farmacinë, noterit i hiqet licenca edhe të tjera me radhë. Sot është koha të bëjmë një analizë. U bë një protestë e shoqërisë civile, e thirrur nga gazetarë të nderuar pa interesa partiake. U bë për çështjen më të mprehtë që prek shqiptarët, për çmimin e naftës që është më e larta në botë. Nëse ka një gjë që jemi kampionë botërorë në çmimin e naftës, taksën e naftës. Kush doli, 10 qytetarë, pse, sepse kjo do të thotë se ata kanë frikë”, tha ai.
Megjithatë kreu i selisë blu deklaroi se opozita nuk do të ndalet.
Berisha akuzoi edhe kreun e grupit të PS, Taulant Balla si shkatërrues të provave. Kryedemokrati e akuzoi deputetin si të implikuar në dosjen “Toyota Yaris” dhe i kapur në biseda me Mario Çelën.
“Më lejoni t’ju rikujtoj se pas Edi Ramës, Ballukut, Taulant Balla është krimineli më i rrezikshëm që futet në atë parlament. Çfarë përfaqëson Balla?
Balla përfaqëson njeriun që porosit vrasje dhe është akuzuar se ka porosit vrasje dhe në telefona është gjetur e regjistruar se ka porositur vrasje. Dhe këto regjistrime janë djegur dhe shkatërruar me një procesverbal me vendim të një gjykatësi e prokurori dhe është bërë publik. Ai është regjistruar me Mario Çelën ku bënë pazarin dhe Çela i ka vendosur kusht arrestimin e bandës rivale të Çelajve në Elbasan dhe ata do i siguronin votat Ballës dhe kushti është plotësuar, grupi është arrestuar dhe Balla ka marrë qindra mijëra vota në Elbasan.
Taulant Balla është fytyra e drejtësisë, ai është Toyota Yaris, a mund të presësh gjë tjetër prej një njeriu me damkë si ai, jo nuk mund të presësh”, u shpreh Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje