Politike

Berisha përplaset me Gjiknurin për ‘Aruban’: Dil betohu në Bibël se nuk ke qenë në takim

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur në Kuvend me deputetin socialisit Damian Gjiknuri.

Kreu demokrat akuzoi ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani se fsheh emrat e zyrtarëve të Arubës, mes tyre edhe emrin e Damian Gjiknurit.

“Duman, që mund t’i vesh njëqind epitete, po unë nuk e prish gojën, fsheh emrin e Engjëll Agaçit, fsheh emrin e Olsi Ramës, fsheh emrin e Damian Gjiknurit, të cilët ishin dërgata e tij. Damian, tani, edhe po nuk ke qenë, të gjithë për ty thonë. Bëj be sa të duash, nuk ta besojnë. Nuk ta besojnë tani, nuk e kam unë fajin. Pra, fsheh emrat e këtyre dhe ata janë me fotografi, janë me film, janë me video, janë me zë”, u shpreh Berisha.

Pas këtyre deklaratave deklaratave reagoi Damian Gjiknuri, i cili ngriti dyshime për marrëveshjet e kreut të PD që i kanë lejuar të udhëtojë sërish në SHBA.

“Ai ka një parim, nuk ka rëndësi gënjeshtra thotë, ka rëndësi kush e thotë i pari. Ai e di shumë mirë që s’njoh asnjë nga ata persona, as i njoh fare dhe kjo është e verifikueshme nga çdo udhëtim imi. Fatkeqësisht, disa nga emrat që përmenden aty, janë disa nga familjarët e tij në foto. Kur të dalë e vërteta e Arubës, unë do të pyes se çfarë marrëveshjesh ka bërë ai që e kanë lënë të udhëtojë prapë në Amerikë. Këtë t’ua shpjegojë demokratëve të tij, por unë do të flas kur të dalë e vërteta e Arubës”, tha Gjiknuri.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Berisha i kërkoi të betohej që s’ka qenë, ndërsa tha se dosjen e Arubës e ka në dorë Altin Dumani, armiku i tij.

“Dil bëj be që s’ke qenë, betohu që nuk ke qenë në Aruba. Gjithçka është trillim dhe vetëm trillim. Dosjen e ka në dorë një armik imi që quhet Altin Troplini, Altin Gjoka, ai e ka dosjen dhe mezi do të priste të shihte, kurse ty të fsheh ai”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë