Politike

Berisha në Parlament: Sot ndihem muxhahedin më shumë se kurrë

Sali Berisha, ka kërkuar që Parlamenti të mbajë një minutë heshtje për atë që e quajti “martir të lirisë”. Berisha po i referohej të moshuarit që ndërroi jetë në kampin MEK, gjatë aksionit të policisë së shtetit.

Sipas Berishës, aktakuza ndaj anëtarëve të kampit është e sajuar, teksa kërkoi edhe largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë, njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndjehem sot muxhahedin, sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie. Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran.”

Deklaratat e Berishës u kundërshtuan nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili bëri thirrje që ajo që ndodhi në kampin MEK, të mos përdoret për qëllime politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë