Politike

Berisha në arrest shtëpie, mbështetësit dhe deputetët mblidhen poshtë banesës së tij

Nga Gazeta 'SI' - Dhjetëra mbështetës të Sali Berishës janë grumbulluar poshtë pallatit të ish-kryeministrit, në rrugën "Mustafa Matohiti", pasditen e së premtes.

Ata janë mbledhur përsëri për të kundërshtuar masën e sigurisë "arrest shtëpiak" të dhënë nga GJKKO për Berishën. Bashkë me qytetarët aty ndodhen edhe deputetët demokratë të Rithemelimit si edhe e bija e ish-kryeministrit.

Sali Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej disa ditësh, ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë