Politike

Berisha në arrest shtëpie/ Mbështetësit dhe deputetët demokratë e përshëndesin poshtë ballkonit

Nga Gazeta 'SI' - Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, pamje nga përshëndetja e tij për qindra mbështetësit që janë mbledhur poshtë banesës së tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

“Duke përshëndetur miqtë që po protestojnë kundër diktaturës së Ramashenkos! #sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në postimin e tij në faqen e Facebook.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej të shtunës së 30 dhjetorit, nën akuzën e korrupsionit pasiv për dosjen “Partizani”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë