Drejtësia

Berisha në ‘arrest shtëpie’, avokati Genc Gjokutaj: Ndalimi i komunikimit i paligjshëm, duhej autorizim nga Kuvendi

Gazeta Si - Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, u shpreh vendimi për masën "arrest shtëpie" ndaj ish-kryeministrit pritej, “sepse kjo gjykatë ka bërë edhe shkelje më të mëdha”.

Pas daljes nga SPAK, ku GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjokutaj u shpreh.

“Përfundimisht, gjykata pranoi kërkesën e SPAK-ut. Është shqetësues fakti që ky vendim shoqërohet me ndalimin e komunikimit për një deputet që lirinë e shprehjes e ka të drejtë kushtetuese dhe për këtë, SPAK-u duhet të kishte marrë autorizim të veçantë nga Kuvendi. Pritej ky vendim, sepse kjo gjykatë ka bërë edhe shkelje më të mëdha”, tha avokati.

Sipas Gjokutajt, “ne do të ndjekim rrugën e ankimit, sipas ligjit, brenda afatit ligjor”, shtoi ai.

Ai tha se moslejimi i komunikimeve është privim i të drejtave dhe lirive për një deputet. Ai tha se duhej autorizim nga Kuvendi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë