Politike

Berisha: Kukësi nuk meriton përfaqësues të Gjicit, nga ky qytet të fitojë kthesa   

Në një takim me biznesin në Kukës, i shoqëruar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Emri Vata, ish-kryeministri Sali Berisha tha se  ky qytet është rrethi më i varfër në Europë, për shkak të politikave që janë ndjekur.

“...Ju bëj thirrje të shënojmë një kthesë të madhe me Emri Vatën në Kukës.

Vendi ka nevojë jetike për një kthesë. Kthesa nga Kukësi është mesazhi më i fuqishëm që banorët e këtij rrethi u dërgojnë mbarë shqiptarëve.

Le të jetë Kukësi stacioni ku ndalon rrokullisja e madhe e këtij vendi, ku ndalon shpërbërja e Shqipërisë, largimi masiv i shqiptarëve.

Me këtë rast dua të ftoj të gjithë biznesmenët e Kukësit këto ditë të japin të gjithë ndihmesën e tyre për fitoren e Emri Vatës.

Ftoj të gjithë lumjanët, kuksianët kudo që ndodhen, në Tiranë, në Shkodër, kudo, Durrës, jashtë vendit, të vijnë dhe të votojnë në Kukës për të firmosur ndryshimin.

Nuk e meritonte kurrë Kukësi, Safet Gjicin. Gjici ishte një kopje e shëmtuar e Edi Rramës.

Nuk e njoh këtë tjetrin, por nuk meriton Kukësi përfaqësues të Edi Ramës dhe të Safet Gjicit.

Ndaj dhe ju ftoj të angazhohemi për një kthesë nga Kukësi, që do jetë një kthesë e madhe për gjithë Shqipërinë”, tha Berisha gjatë tryezës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë