Politike

Berisha i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bardhit: Hap pozitiv, do marrim pjesë në takim

Nga Gazeta Si- Sali Berisha ka pranuar ftesën e Gazmend Bardhit për një takim për të unifikuar qëndrimin e opozitës.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Bardhi dhe e konsideroi një hap pozitiv.

“Përgjigjja është po! Do marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do marrim pjesë. E konsiderojmë hap pozitiv dhe do marrim pjesë. Do t’i mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, deklaroi Berisha.

“Siç theksova dhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën. Është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohet në votë dhe vota në krim. Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, i cili të vetmin vendim që ka marrë ka dyfishuar rrogat e tij. Institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lobuara nga krimi dhe grupet kriminale. Institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Me qëndrimet e tij jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj”, tha Berisha për parlamentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë