Politike

Berisha: Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj  

Sali Berisha tha se Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit.

“Aktualisht në fuqi është vendimi i Shkallës së Parë, sepse Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në Shkallën e parë, por e çoi për rigjykim në Apel, duke marrë një vendim disiplinues ndaj treshes që mori atë vendim, duke kërkuar që të mos e gjykojë më ajo, për arsye të cilat duhet lexuar vendimi, sepse pa lexuar vendimin vetëm njoftimi nuk mjafton të japësh një konkluzion. Pra, kthehemi siç kemi qenë në fillim, kur vendosi Gjykata e Faktit.  Ky është realiteti. Çdo interpretim tjetër është krejtësisht i gabuar”, tha ndër të tjera Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë