Politike

Berisha: E mbështesim protestën për Zvërnecin, por s’mund të ndërmarrim asnjë hap

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur gjatë konferencës lidhur me protestat që prej pesë ditësh zhvillohen në Tiranë kundër punimeve në Zvërnec.

Berisha tha se mbështet çdo protestë të qytetarëve, por se nuk mund të marrë përsipër asnjë hap lidhur me këtë protestë.

“Qëndrimi ynë është mbështetje për të drejtën e çdo qytetari për çdo protestë. Ajo protestë nuk është e thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD”, tha ai.

“Qëndrimi ynë është respektim i plotë i protestës dhe nuk mund të marrim përsipër asnjë hap që mund të krijojë deklaratë të çfarëdo lloji. Kemi theksuar se qytetarë të lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që e gjykojnë të arsyeshme”.

Ai tha se PD ka agjendën e saj të protestave dhe kur thërret protestë është e hapur për të gjithë ata që duan të angazhohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë