Politike

Berisha: Dumani, majtist i pakorrigjueshëm. Këlliçi: Prova të reja në SPAK për Veliajn

Sali Berisha është pyetur në konferencën e përditshme për mediat lidhur me deklaratat e kreut të SPAK për inceneratorin e Tiranës në një takim informal me gazetarët.  “Fakti që janë disa duar në inceneratorin e Tiranës është përgënjeshtrimi më i mirë që i bëhet deklaratës së zotit Dumani.

Por fakti që vetë zoti Dumani ka pasur një çështje të veçantë, e përgënjeshtron zotërinë e tij.

Dhe ky copëzim është identik me copëzimin e loteve, e rrugëve në lote të panumërta...

Skapi e merr dosjen, e thërrmon, njërën ia jep Prençit dhe Krajës, tjetrën Dumanit dhe Millonait, të tretën këtij dhe atij dhe kjo është absolutisht praktika se si të gjobiten më rëndë.

Në praktikën e Edi Ramës, flas.

Arsyeja pse e bëjnë këtë është se këta nuk guxojnë kurrë që qeverinë e partisë së tyre- se unë ju kam thënë që ky Dumani është një majtist i pakorrigjueshëm- pra ky nuk mund të pranojë që qeveria e partisë së tij të shpallet organizatë kriminale”, tha ndër të tjera Berisha. Ai përsëriti se kërkesa e SPAK ndaj tij është politik ndërsa Belind Këlliçi krah tij u fokusua më së shumti tek inceneratori i Tiranës  

Ne foto: Belind Kellici ne konference

“...Erion Veliaj, ka deklaruar ne këtë dokument ligjor se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ne rolin e saj si Autoriteti Kontraktor i kontratës koncensionare te Inceneratorit te Tiranes, nuk ka parashikuar fonde për Bashkine e Tiranes, për vitin 2024, 2025, 2026, për ketë koncesion.  Por e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Ne foton qe shihni ne ekran, e cila është pjese e relacionit për miratimin e buxhetit te shtetit per vitin 2024, tregohet fare qarte se Autoriteti Kontraktor per Inceneratorin e Tiranes, pra Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2024, 2025 dhe 2026, ka parashikuar për secilin vit shifrën prej 12.7 milionë euro për këtë koncesion”, tha Këlliçi. Më tej ai shtoi:  “Pyetja qe shtrohet sot është:  Kush është halli i Erion Veliajt qe arrin te falsifikoje dokumente ligjore te shtetit?  Kush është halli i Erion Veliajt qe mashtron zyrtarisht këshilltaret bashkiake te Tiranes, duke i dhëne edhe rreth 12 milionë euro te tjera inceneratorit fantazme te Tiranes?     

Dua sot përsëri ti bej thirrje publike Prokurorisë se Posaçme te Luftës Kundër Korrupsionit dhe ne mënyre te veçante prokurorit Dritan Premci, se me mos veprimet dhe mos hetimet e tij, po lejon qe Erion Veliaj te vazhdoje te vjedhë buxhetin e shtetit, madje ne një akt te paprecedente, duke e falsifikuar atë”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë