Politike

Berisha: Duhet protestuar çdo ditë, për të shkuar tek lëvizja e fuqishme popullore

Në një komunikim me ndjekësit e tij në Facebook, Sali Berisha tha se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen cdo ditë për të protestuar ndaj kësaj qeverie. Berisha tha se beteja ndaj Edi Ramës do të vijojë si në rrugë ashtu edhe Kuvend.

“Çdo ditë secili prej qytetarëve, opozitar ose jo, por njeri i ndershëm, që e sheh vendin e tij, ku vota nuk ka vlerë, ku gjykata nuk ka drejtësi, ku në parlament opozita është politikisht e ekzekutuar, duhet të mendojë se çfarë do të bëjë ai për të shpëtuar Shqipërinë. Me se do të angazhohet, çfarë kontributi do të japë ai. Unë jam i bindur se në këtë mënyrë unë i bindur se ne do të arrijmë një lëvizje të fuqishme popullore, në një uragan që nuk ka diktaturë që mund ti rezistojë. Ky është synimi ynë. Ne kemi shpallur betejë pa kthim. Secili demokrat, demokrate, opozitar, duhet të betohet për vendosmërinë e tij pa kthim, kontributin e tij pa kthim kundër kësaj diktuare. Në 1991 përmbysëm një diktaturë, pikërisht se qëndruam në betejë pa kthim, se arritëm të bashkojmë të rinj, burra, gra, vajza, djem, të moshuar kundër saj. Dhe kjo po ndodh dhe tani. Deputetët do të qëndrojnë të pamposhtur aty ku ju i keni mandatar. Nuk ka dyshim se në çdo nevojë ata do të gëzojnë mendoj unë, dhe e meritojnë mbështetjen tuaj jetike…”, tha ai.

Berisha publikoi një dokument  që sipas tij verteton masën e marrë nga ai në vitin 1996 ndaj gjyqtares që firmosi për masën e sigurisë në ngarkim të tij.   “Unë jam sot këtu para jush, ju më keni dëgjuar me ditë të tëra që t’i kërkoj të bëjë publike a ka qenë apo jo e ndëshkuar nga Sali Berisha në vitin 1996. Është fshehur pas krimit që ka kryer. Është fshehur pas shkeljes flagrante të ligjit të konfliktit të interesit, si një mercenare e Edi Ramës.

Atëherë, meqenëse ajo është fshehur, unë po u jap ju, e kam ruajtur për ju, e kam ruajtur për ju këtë shkresë.

Kjo shkresë është përgjigjia që Ministria e Drejtësisë u jep avoketërve, që pranon se Irena Gjoka, gjykatësja Irena Maneku ka masë disiplinore.

Shikoni sa qesharake, thonë nuk e dimë nëse është Gjoka kjo Maneku apo tjetër, në një kohë kur kjo është gjykatësja që fshihet pas krimit, sepse ka kryer krim duke shkelur ligjin e konfliktit të interesit.

Sepse kur ka shkuar dosja, e tëra me mashtrime, një piramidë mashtrimi, ka qenë e detyruar nga ligji të deklarojë se nuk kam asnjë konflikt interesi në gjykimin e kësaj dosje.

Ja ku është shkresa. Dokumente të tjera do i faktojnë se kjo Maneku është Gjoka dhe Gjoka është Maneku, meqenëse ajo kryen krimin e shëmtuar dhe i fsheh ministrit të Drejtësisë faktin se ajo është i njëjti person. Është shkarkuar nga Sali Berisha për shkelje të rënda dhe korrupsion…

Gjyqi publik i Edi Ramës, i lidhur me sanksionet ndaj Sali Berishës dhe burgosjen politike të Jamarbër Malltezit, do të vazhdojë gjersa unë të paraqes para shqiptarëve, çdo fakt/dokument se Edi Rama dhe larot e tij, organizatë kriminale në organet e drejtësisë kanë kryer një krim të shëmtuar politik…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë