Politike

Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve!

Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i PD-së Sali Berisha vlerësoi protestën masive të qytetarëve që kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, si dhe i bëri thirrje demokratëve të marrin pjesë në atë që e cilësoi ‘uragan të fuqishëm.’

Berisha gjithashtu kritikoi qëndrimet e Ramës, talljet dhe etiketimet e tij ndaj protestuesve duke i bërë thirrje të japë dorëheqjen.

Kryedemokrati tha edhe se Rama sipas tij, bën një akt të turpshëm lidhur me atë që ai e quan antimiting të tij, sot pasdite me festën e 35-vjetorit të PS në Tiranë.

“Dënoj provokacionet e ulëta të Edi Ramës, ndaj protestuesve. Epitetet fiksimet halucinacionet e tij. Një herë i paraqet agjentë të fuqive të huaja. Herë tjetër fajin e kanë influencerët. I përshkruan ashtu sikundër nuk janë. I them ta mbajë gojën. Një influencere është personalitet në universin digjital. E turpshme t’i vësh epitete. Ishte stampimi në bluzën e tij, i flamingos.

I kujtoj disa vargje të Fishtës, që njerëz si ai i quan barkderra. Dhe i kërkoj sa nuk ke asnjë të drejtë morale, vrasësi i flamengove me aeroportin që ndërtove. Stampo në bluzën tënde Lubinë, Gys Agasin. Lindat. Jo flamengot, flamengot janë simbol i ndërgjegjes së lartë mjedisore që ka arritur rinia shqiptare.

Flamengot po mbrohen nga të rinjtë shqiptarë”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë