Politike

Berisha: Beleri, i burgosur politik. Dosje drejtësisë për McGonigal

Gazeta Si - Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur deputetët mbështetës para nisjes së sesionit parlamentar.

Në fjalën e rij, Berisha tha se Rama, duke iu referuar përplasjes me Athinën, është një kryeministër që nuk preferohet nga liderët e rajonit. Ndërsa shtoi se Rama nuk preferohet as nga Albin Kurti.

"Vera e nxori lakuriq Edi Ramën. Ishte një verë në rrafshin rajonal ku ai u paraqit siç është, një gangster, një gangster i vërtetë që nuk respekton asnjë normë, asnjë parim. Por kjo verë i preu biletën atij. Mjafton të rikujtoj këtu qëndrimet e tij ndaj Kosovës, antikombëtare, antishqiptare, por qëndrime që shkelin çdo kod në marrëdhëniet e fqinjësisë mes dy vendeve. U vërsul i pari me tërbim duke i vendosur Kosovës sanksione dhe mendoi se Albin Kurtit i erdhi fundi dhe të organizojë funeralin politik. Mori atë që meritonte, mori turpin dhe shpërfilljen gjer në asgjësim. Organizoi turin Ballkanik, turin e vetëposhtërimit, turin e merituar të vetëposhtërimit", tha Berisha.

Më tej theksoi se Rama me propozimet e tij për shtensionimin e situatës mes Prishtinës e Beogradin, synoi të zëvendësonte emisarin e BE, Lajçak.

"Hartoi një draft me ekspert të shquar për problemin më nevralgjik që është çështja e asocasionit, por edhe drafti edhe përpjekja përfundoi në koshin e humorit, talljes dhe përçmimit që meritonte", tha Berisha.

Ndërsa për herë të parë, ish-kryeministri e cilësoi kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës si të burgosur politik.

"Mban në burg Fredi Belerin, absolutisht si të burgosur politik., vetëm e vetëm që të skadojë 90 ditëshi i afatit që ai të mos betohet si kryebashkiak i Himarës.

Iu them atyre që besuan se të besosh nacionalizmin e Edi Ramës është si të besosh turpin. Dhe kini kujdes atë që ka thënë Niçja; se ky nacionalizëm është streha e fundit e horrave.  Po ç’ka të bëjë me nacionalizmin respektimi i ligjeve tona? Përkundrazi ka të bëjë me nacionalizmin qytetar, shqiptar sepse ti je njeri i ligjit, i kushtetutës. Se ti për një shqiptar ke shkuar në burg dhe ke dhënë mandatet dhe betimet, sepse ligji po nuk qe i dënuar nuk e ndalon", theksoi Berisha.

Ai iu rikthye çështjes McGonigal, duke deklaruar se do të insistojë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.

"Afera McGonigal është shpata e Demokleut mbi qafën e një krimineli. McGonigal e pranoi fajin për Deripaskën, thuhet se do të pranojë fajin edhe për Shqipërinë, ç’ka automatikisht e fajëson Edi Ramën, e shpall fajtor Edi Ramën. Ky është kryeministri, ky është krim-kryeministri, turp-kryeministri.

McGonigal do të ketë gjyqin së shpejti, por ne do të bëjmë gjithçka që zëri ynë të dëgjohet në institucionet e SHBA-së. Sepse McGonigal me Edi Ramën ndërmorrën veprime, megakorruptive në Shqipëri. U hoqën licenca nafte dhe u dhanë licenca nafte dhe për pasojë Shqipëria gjobitet deri në 300 mlon euro", theksoi Berisha.

Sipas tij,  usulmua opozita, u manipuluan dosje, të gjitha në bashkëpunim me njëri-tjetrin, McGonigal me Edi Ramën. "Skapi i partisë thotë se ajo është një çështje e shkuar. Jo ne do të dorëzojmë në drejtësi dosjen Rama-McGonigal. Ne do të bëjmë çdo gjë për të krijuar komisionin", shtoi Berisha.

Ndërsa i bëri thirrje, demokratëve që të bashkohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë