Politike

Berisha: Basha të bëjë ç’të dojë, s’kam asnjë interes për të. Ish-kreu i PD: Halli i tij s’ka lidhje me qytetarët

Sali Berisha është ndalur para mediave për të folur për shumëçka para së të futej në Kuvend ku kishte regjistruar fjalën për draftet e diskutuara në Kuvend lidhur me rritjen e pagave.

Berisha u pyet konkretisht nga media për daljen e fundit të Lulzim Bashës të mërkurën në një takim me të rinj.   

“Atë po e përdor Rama siç do. Mos bëj shaka. Ai është vegël në duart e Edi Ramës.Ai bën se çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni për axhendën e tij, axhendën e tij ia shkruan Rama. Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Bëri ndonjë fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Ai është historia e kalit të Timurit”, u përgjigj shkurt Berisha

Më pas reagoi edhe Basha me një përgjigje po aq të shkurtër.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë