Politike

Berisha: Akuzat, paçavure. Destinacionin klubit ‘Partizani’ ia ndryshoi Rama, unë s’kam firmë. Argita asnjë lek nga shteti

Sali Berisha tha përmes një konferenca për shtyp të hënën e fillim javës se dosja e SPAK ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltëzi është “dokument paçavure e Edi Ramës”

“Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, deklaroj me përgjegjësi të plotë, para shqiptarëve se kemi të bëjmë me një dacibao, fletërrufe për ata që nuk e dinë se çfarë janë, që në çdo paragraf shpreh dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Edi Ramës, ligësinë e tij shpirtërore dhe të skapistëve që ndajnë të njëjtin moral me të.

LEXO EDHE:
– Dosja ‘Partizani’, SPAK akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se favorizoi dhëndrin e tij: Jamarbër Malltezi përfitoi 5.4 mln euro
– Dosja hetimore ‘Partizani’, GJKKO: Berisha mund të ndërhyjë në asgjësimin e provave. Malltezi i mori fisit 3-5% për letrat
– Biseda mes Genc Rulit dhe Berishës për privatizimin e ‘Partizanit’: Doktor, futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë
– Dëshmia e ish-drejtorit të ‘Partizanit’ në SPAK: Më ofruan një apartament në këmbim që të isha pro privatizimit

Ajo është një kosh me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime dhe trillime monstruoze, të cilat faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndri im.

Në këtë rast deklaroj se cilido që lexon paçavuren dacibao të Ramës dhe skapistëve të tij, vetiu arrin në këto konkluzione”, tha Berisha, duke vijuar më pas me përfundimet e tij.

 “Në privatizimin e kompleksit të klubit Partizani, në zinxhirin e pafundëm të shpifjeve, pas tre vitesh të bazuar në kallëzimin e rremë politik, Edvini dhe larot e tij, nuk janë në gjendje të japin as dhe një provë, fakt apo dokument të vetëm se në procedurat e privatizimit të klubit Partizani është shkelur ndonjë ligj, normë apo praktikë ligjore e këtij vendi.

Së dyti, në dacibaon e tyre, Edvini dhe larot e tij skapiste, pas tre e më shumë vitesh hetime, në qindra e qindra dokumente, nuk kanë gjetur qoftë dhe një të vetëm se toka e kthyer 64 pronarëve të pesë familjeve fisnike të Tiranës, njëri prej tyre është Abi Malltezi, nuk ka qenë trashëgimi e tyre në breza, përveç pishinës, e cila ka qenë pjesë e klubit të Partizanit dhe ka qenë detyrim ligjor për t’u privatizuar dhe copëzat përreth të pronës, që detyron çdo pronar t’i blejë me çmim tregu.

Së treti, në hetimin e tyre policesk 3-vjeçar, Edvini dhe larot e tij skapistë, në dhjetëra e dhjetëra dëshmi të ish-punonjësve publikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë, nuk kanë gjetur edhe pas 15 vitesh të përfundimit të saj, qoftë dhe një person të vetëm që të pohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi për këtë vendimmarrje.

Ndjesë se harrova, në dacibaon e tyre, Edvini dhe skapistët e tij, kanë sjellë një dëshmi për Malltezin atë të një personi që thotë se më ofruan një apartament, por nuk mbaj mend se kush ma ofroi”, tha Berisha. Ish-kryeministri ashtu si edhe ne deklaratën e parë të shtunën e drejtoi gishtin per privatizimin e ish-klubit Partizani tek Fatos Nano dhe Edi Rama.

“Së katërti, cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë.

Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt.

Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente.

Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente”, vijoi Berisha

“Në dacibaon e tyre, Edvini dhe laro shkruajnë si fakt kundër meje, se procesi i kthimit të pronave të klubit Partizani ka filluar në vitin 2007.

Ky është një mashtrim publik që përbën vepër penale se bazohet në fshehje të dhjetëra dhe qindra dokumenteve zyrtare të organeve shtetërore, përfshi këtu vendimet e gjykatës…

Në amoralitet të plotë politik, Edvini dhe larot e tij skapistë, aludojnë ndaj meje në mënyrë groteske se reformën e pronësisë dhe reforma të tjera themelore të programit të PD, amendimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, përdorimin e letrave me vlerë, i paskam ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim pronar, i cili, e vërteta është se nuk ka marrë as 10 përqind të asaj që i takon.

Sipas tyre, për këtë qëllim, unë amendova ligjin e vitit 2004 dhe zgjata me një vit afatin e dorëzimit të dokumenteve të ish-pronarëve, për të kërkuar pronat e tyre.

Këtu mund të përdorja çdo epitet, por po i pyes këta me nder ish-zyrtarë: po Fatos Nano, që para meje kishte zgjatur me dy vite, afatin në këtë ligj, për pronarët, për dorëzimin e dokumenteve të tyre, e bëri këtë për dhëndrin tim?”, tha ai. Berisha foli edhe për vajzen e tij Argita.

“Argita Malltezi s’ka asnjë qindarkë nga trashëgimia e bashkëshortit.

I kthehem Ramës, Argita që kur ka marrë rrogën e parë si pedagogë s’ka fituar asnjë qindarkë të vetme”,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë