Drejtësia

Video, OPGJ te shtëpia e ish-kryeministrit/ Sot në orën 14:00 gjyqi për marrjen në pyetje të Berishës

Nga Gazeta 'Si'-Gjyqi për marrjen në pyetje të Berishës do të zhvillohet të martën e 24 tetorit.

Ky ka qenë vendimi i marrë nga Gjykata e Posaçame që ka vendosur që ish-kryeministri Sali Berisha të paraqitet në seancë e cila do të mbahet në orën 14:00.

Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar sërish në shtëpinë e Berishës, për t'i kominikuar paraqitjen në seancën gjyqësore. Mësohet se ato kanë qëndruar disa minuta dhe janë larguar nga  banesa.

Krahas Sali Berishës, nën hetim për këtë dosje është vënë dhëndri Jamarbër Malltezi [i arrestuar] dhe ortaku i tij biznesmeni Fatmir Bektashi. Ndaj Berishës është vendosur masa detyrim paraqitje dhe është ndaluar që të dalë jashtë vendit.

SPAK njoftoi një ditë më parë zyrtarisht dhe akuzat që rëndojnë ndaj Berishës. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë