Politike

Berisha: Aksioni nis nga Kuvendi, greva e urisë, obsion. Çadra në bulevard u përdor për pazar Basha-Rama

Sali Berisha tha në konferencën e përjavshme për shtyp se aksioni i opozitës do të shtrihet nga Kuvendi në rruge përmes protestave.

“...Ne do qëndrojmë në parlament me protestën tonë më të fuqishme. Dhe kjo protestë, ju garantoj se nuk do mbetet vetëm në sallën e parlamentit. Dora dorës, gradualisht ajo do shtrihet në rrugë, në sheshe, në institucionet e tjera të vendit.

Nuk mund të pranojmë ne një gjë të tillë.

Këtu gjithçka kalon në urdhrin e një njeriu. Është gjë e pabesueshme. Por është plotësisht se ai është një njeri që nuk respekton asnjë parim, asnjë normë. Ai vjen me një mendësi nga më atavistet të etërve të tij dhe ka një qëllim të vetëm, pushtetin e vet.

Ai do përballet...”, tha Berisha. Ish-kryeministri kujtoi edhe betejën 90 ditore ne 2017 përmes cadrës së ngritur nga PD para kryeministrisë. Atë kohë, Berisha e vlerësoi marrëveshjen që solli më pas ajo lëvizje. Sot ai shprehet ndryshe.

“E vërteta është se demokratët në 10 vite bënë përpjekje shumë të mëdha.

E vërteta është se përpjekja dhe sakrifica e tyre e madhe, e veçantë, 90 ditë, ditë e net në bulevard në një çadër, u përdor për pazar në mënyrën më të shpërfytyruar, siç dalin gjërat mbrapa, nga Lulzim Brava.

U përdor për pazar me Edi Ramën. Dhe në mënyrë të padiskutueshme, demokratët nuk i kanë humbur zgjedhjet e vitit 2021. Absolutisht jo!

Por Lulzim Pengu, në vend se të mbronte votën e tyre, zgjodhi dhe rrugën që e tregon edhe tani që të hyjë në qeveri me Edi Ramën.

Në këtë kontekst, ju keni të drejtë, sakrifica dhe mundi i tyre nuk u kurorëzua, nuk solli atë që ata meritonin.

Të them unë ty, si një njeri që ka ndjekur nonstop çadrën, çadra e dridhi Edi Ramën, e tmerroi Edi Ramën, e theu Edi Ramën.

Ata djem, burra, gra, vajza që sakrifikuan aty tre muaj, me zërin e tyre e bënë Edi Ramën të paketojë zyrën.

Por ai përdori aktin imoral të blerjes dhe në një takim pesëorësh, siç faktohet mbrapa, ai de facto e denatyroi plotësisht liderin e opozitës. E shndërroi në një plaçkë pazari.

Dhe kujtoni më pas veprimet e mëpashme.

Kjo nuk mund të ndodhë më”, tha ai. Por cilat jane obsionet? Absolutisht greva e urisë është përmendur, ashtu siç thoni ju. Plotësisht! Ka gatishmëri të vërtetë dhe është një opsion. Nuk ka diskutim, kjo është betejë. Ne e kemi nisur këtë, kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Kur arriti gjer aty sa të na caktojë përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës elektorale. Çfarë mund të presësh më shumë se kaq? Ka një eliminim më të fortë se ky? Pra, ne caktuam Oerd Bylykbashin, një ekspert i shquar, i njohur edhe nga komuniteti ndërkombëtar për njohuritë e tij në të drejtën elektorale, dhe ai thotë unë dua Enkelejdin. Jo atë, nuk e pranoj, pranoj Enkelejdin. Pranon pengun. Kështu pastaj nuk mund të ecet.
Ai këtë situatë e krijoi vetë, për këtë situatë do përgjigjet. Ky është njëri aspekt, por çdo aspekt tjetër është i tillë..."


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë