Politike

Berisha: AKSHI, modeli i blackout-it, ndërmerr tendera sekrete

Në një tryezë organizuar për të ardhmen e arsimit përmes teknologjisë dhe informacionit, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj  Agjencisë Kombetare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

“Nëse digjiitalizimi dhe mosha digjiitale kanë një dimension jetik për një shoqëri, është transparenca që ajo sjell në të gjitha fushat ku aplikohet.

A mund të imagjinohet që, pikërisht në këtë fushë, Edi Rama ka vendosur blackout të plotë. Agjencia më e korruptuar e Shqipërisë është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, e cila përdor qindra milionë euro të taksapaguesve me tendera sekrete. I bën me tendera sekretë se vjedh bashkë me të afërmit e Edi Ramës.

Ajo që duhej të ishte modeli i transparencës, është modeli i blackout-it.

Meqë jemi këtu, vendosja e sistemit të prokurimeve dixhitale në vitet 2008-2009 solli një shumëfishim të pjesëmarrësve. Nga 8200 në vit arritën në 56 mijë. Imagjinoni tani Edi Ramën me Zonjën Errësirë se si tenderat i dixhitalizimit i bën të gjitha të fshehta”, tha ndër të tjera Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë