Rend dhe Ligj

Bëri thirrje për vrasjen e hebrenjve në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar nga Durrësi është arrestuar sot nga Antiterrori, pasi ka bërë thirrje për vrasjen e hebrenjve në Shqipëri.

Në pranga është vënë Eduart Guza, 39 vjeç, banues në fshatin Koxhaj, Shijak.

Ndalimi i tij është bërë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë