Rend dhe Ligj

Berat, shpërndante heroinë, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi dyshohet se është shpërndarës i drogërave të forta.

Sipas policisë së Beratit, Asjan Topit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 2.5 gr heroinë, një peshore elektronike dhe një sasi e vogël lekësh.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë