Lajme

Berat, nëna e 5 fëmijëve i jep fund jetës në kasollen e bagëtive

Një grua nga fshati Drenovicë i Urës Vajgurore i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar. Viktima është 64-vjeçarja Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve, e cila u gjet e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa edhe pse familjarët e çuan menjëherë në spital, gruaja ishte pa shenja jete.

Nga ekspertimet ka rezultuar se në trupin e saj nuk kishte shenja dhune. Mësohet se e ndjera jetonte në kushte të rënda ekonomike, ndërsa një nga djemtë e saj ndodhet në burg.

Nuk dihen shkaqet që e çuan drejt vendimit ekstrem, por dyshohet se ngjarja ka lidhje me situatën e vështirë ekonomike të familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë